
Polica e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën e 30 prillit, janë sulmuar dy zyrtarë policorë në Ferizaj.
Në raport të policisë është thënë se njëri nga policët ka pësur lëndime trupore.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor dhe duke refuzuar vendosjen e prangave i ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, njëherit e ka dëmtuar edhe derën e një zyre në objektin e stacionit policor”, thuhet në raportin e Policisë.
Teksa rasti është duke vazhduar të hetohet.
Gjithashtu, në po të njejtën ditë janë arrestuar dy shtetas serbë në Izvore të Zubin Potokut, të cilët pastaj janë liruar me procedurë të rregullt
Lajmin e ka bërë të ditur ky institucion përmes raportit 24-orësh.
Në raport është sqaruar se arsyeja e arrestimit të shtetasve serbë është për shkak se kanë tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin.
“Polica ka ndaluar automjetin citroen me drejtues mashkull K-Serb dhe pasagjeren femër K-serbe, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin e Serbisë – Republika Kosovës”.
“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po ashtu ka njoftuar se një person ishte dërguar në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, pasi kishte tentuar të bëjë vetëvrasje dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF Skenderaj i cili dyshohet se për shkaqe ende të panjohura kishte tentuar të bëjë vetëvrasje. Viktima me gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë por i njëjti ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.
Tutje, në njoftim thuhet se njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë