Lajme

Sulmi terrorist në Rusi, Republika Srpska shpall të dielën ditë zie


Milorad Dodik dhe Vladimir Putin

Më 24 mars (nesër), Republika Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – ka shpallur ditë zie.

Kështu ka bërë të ditur Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska, Millorad Dodik, përmes një postimi në platformën X.

Siç ka thënë ai, arsyeja e atij vendimi është sulmi terrorist i mbrëmshëm që ndodhi në Moskë, ku mbetën të vrarë më shumë se 100 persona.

“Nesër do të jetë ditë zie në Republika Srpska. Ne duam të nderojmë njerëzit e pafajshëm që u vranë në sulmin terrorist në Moskë dhe të solidarizohen me popullin mik të Rusisë”, ka shkruar Dodik.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin, ka dalë në një adresim urgjent në Moskë, pas ngjarjeve të 22 marsit, ku katër persona të armatosur kanë hyrë në një qendër koncertesh dhe kanë vrarë të paktën 150 persona dhe plagosur qindra të tjerë.

Sipas Putin, në adresimin e tij për popullin, të gjithë keqbërësit janë kapur dhe të gjithë ata, të cilët janë përgjegjës për ngjarjet që tronditën Rusinë, do të ndëshkohen.

Ai po ashtu përmendi se 24 marsi, do të jetë një ditë zie kombëtare në Rusi, në nder të viktimave.

Megjithatë, Putin nuk u kursye me kaq, por akuzoi drejtpërdrejt edhe Ukrainën, e cila sipas tij kishte përgatitur në kufi një “dritare”, nga e cila terroristët do të mund të dilnin prej territorit rus.

Më tej, ai shtoi se “gjithë armiqtë e Rusisë nuk do të jenë të gjendje ta ndajnë shtetin”, teksa nuk komentoi mbi marrjen e autorësisë nga ana e Shtetit Islamik.

Rusia ka qenë pre e sulmeve të mëdha në dekadat e fundit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore