Lajme

Sulmi në Deçan/ Kryeprokurori i Shtetit kërkon bashkëpunim për informacion


Prokuroria e Shtetit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me anë të një njoftimi ka bërë thirre që kushdo që ka ndonjë informacion lidhur me rastin ndaj autobusit me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit, të bashkëpunoj me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi i këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku nga ai sulm mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër i plagosur.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore