Lajme

Sulmet ajrore izraelite në aeroportin e Damask-ut vranë pesë trupa siriane


Dëme në aeroportin e Damaskut pas sulmeve ajrore izraelite në qershor. Fotografia: Sana/Reuters

Një sulm ajror izraelit pranë aeroportit të Damask-ut ka vrarë pesë ushtarë sirianë.

Lajmi u bë i ditur nga mediat shtetërore në Siri.

“Agresioni çoi në vdekjen e pesë ushtarëve dhe disa dëme materiale”, citoi agjencia zyrtare e lajmeve siriane “Sana” të thoshte një burim ushtarak të shtunën.

Sulmi në orët e para të ditës erdhi “nga drejtimi veri-lindor i liqenit të Tiberias duke synuar aeroportin e Damaskut dhe disa pika në jug të Damaskut”, shtoi ai.

Monitoruesi i luftës sirian për të drejtat e njeriut konfirmoi se sulmet vranë pesë ushtarë sirianë dhe tha se dy luftëtarë të mbështetur nga Irani u vranë gjithashtu.

Një sulm izraelit në fshatrat përreth kryeqytetit dhe në jug të provincës bregdetare Tartus vrau tre ushtarë muajin e kaluar.

Në qershor, sulmet ajrore izraelite nxorën jashtë funksionit aeroportin e Damask-ut për gati dy javë.

Muajin e kaluar, sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar dy herë aeroportin e Alepo-s.

Që kur shpërtheu lufta civile në Siri në vitin 2011, Izraeli ka kryer qindra sulme kundër fqinjit të tij verior.

Kjo, duke synuar trupat qeveritare, si dhe forcat aleate të mbështetura nga Irani dhe luftëtarët e Hezbollah-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore