Lajme

Sulm në Jenin, 17 ushtarë izraelitë të plagosur


Të paktën 17 ushtarë izraelitë u plagosën në një shpërthim në Jenin, në Bregun Perëndimor.

Kjo është raportuar – sipas Al Jazeera – nga mediat lokale.

Shpërthimi me sa duket ndodhi pas një prite të ngritur nga luftëtarët palestinezë gjatë përleshjeve intensive.

Në mediat sociale po qarkullojnë video të shumta që tregojnë helikopterët izraelitë duke evakuuar të plagosurit.

Gjatë operacionit – të kryer me mbështetjen e buldozerëve, dronëve dhe helikopterëve sulmues Apache – forcat izraelite arrestuan tre palestinezë dhe plagosën një tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore