
Disa persona janë plagosur nga një person i armatosur në një sallë leksionesh në qytetin jugperëndimor gjerman të Heidelberg-ut të hënën e 24 janarit.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e vendit.
Mediat raportuan se autori u shpall i vdekur, sipas policisë, por nuk dha detaje se si ndodhi kjo.
Më herët ata kishin kërkuar nga njerëzit në median sociale Twitter që të shmangnin zonën Neuenheimer Feld të Heidelberg-ut, ku ndodhet universiteti i qytetit.
“Kjo është ajo që dihet deri më tani, një autor i vetëm ka plagosur disa persona në një sallë leksionesh me një armë të gjatë. Vetë autori ka vdekur”, tha policia në një postim në Twitter.
Nuk dihet ende se sa persona kanë mbetur të plagosur, apo sa janë në gjendje të rëndë.
/Albanianpost.com-
Zbulohen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së
-
Ambasada e ShBA-së për shtetaset kosovare të kthyera nga Siria: Kosova lidere globale në bashkëpunim kundër terrorizmit
-
Bashkëpunimi i Serbisë për rastet e krimeve të luftës, kriter për integrimin evropian
-
Luftëtari më i mirë F-16 nuk i përket Forcave Ajrore amerikane