Lajme

Sulm me acid në kishën greke, 10 persona të hospitalizuar


Shtatë anëtarë të Kishës Ortodokse së Greqisë dhe tre të tjerë, u hospitalizuan për shkak të djegieve të marra, pas një sulmi me një lëndë acide kaustike, të ndërmarrë nga një prift, i cili po përballej me një dëgjesë disiplinore.

Ngjarja ka ndodhur në një takim të zhvilluar në Athinë, midis kryepeshkopëve grekë.

Prifti 37-vjeçar, i cili po përballej me akuzat e përdorimit të drogës, u arrestua dhe është duke u marrë në pyetje.

Një oficer policie, i cili ndihmoi në kapjen e të dyshuarit, u dëmtua gjithashtu. Po ashtu edhe një avokat, mendohet se është në gjendje serioze për shkak të djegieve.

Lënda e përdorur ende nuk është zbuluar, por mendohet se ka qenë një element kimik i rrezikshëm.

“Shpreh neverinë time ndaj kësaj ngjarjeje të paprecedentë”, foli mbi çështjen Katerina Sakellaropoulou, Presidentja e Greqisë.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, i vizitoi peshkopët gjatë trajtimit të tyre.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar një hetim të plotë të ngjarjes. Përditësime të tjera priten për ta zbardhur tërësisht incidentin kishtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore