Sullivan: Prioritet marrëveshja bërthamore me Iranin

SHFLETO
Klareta Çumani
30.01.2021 14:41
Loading Icons...

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara (SHBA), Jake Sullivan, deklaroi se adresimi i krizës bërthamore të përshkallëzuar”  të paraqitur nga Irani vazhdon të mbetet një  “prioritet kritik” për administratën e Biden-it.

Sullivan-i vuri në dukje se programi bërthamor i Iranit ka përparuar në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit.  Gjatë viteve të fundit Irani është një hap më afër armëve bërthamore  se sa ishte përpara  tërheqjes së administratës  së ish-presidentit Trump nga marrëveshja bërthamore në vitin 2015.

Sullivan paralajmëroi për “sponsorizimin e pamatur të Iranit ndaj terrorizmit në rajon”, “sulmet e drejtpërdrejta ndaj partnerëve të rajonit” dhe “në mbështetjen për përfaqësuesit që po bëhen gjithnjë e më të guximshëm”. Ai theksoi se duhet  gjetur një zgjedhje diplomatike.

“Nëse mund t`i rikthehemi diplomacisë që mund të  vendosë programin bërthamor të Iranit  brenda një kutie, për këtë duhet të krijonim  një platformë për të bërë një tjetër përpjekje globale. Përfshirë partnerët dhe aleatët  në rajon, në Evropë apo në vende tjera. Duke marrë parasysh kërcënimet që Irani paraqet lidhur dhe me çështjen e raketave balistike,  shtoi Sullivan-i.

“Një tjetër prioritet i hershëm duhet të jetë  menaxhimi i krizës së përshkallëzuar bërthamore. Duhet të sigurohemi që të rindërtojmë  disa nga parametrat dhe kufizimet  e programit  bërthamor gjatë dy viteve të fundit”.

Sullivan-i  nuk  i kurseu kritikat  e tij lidhur me çështjen bërthamore.

Zyrtarët e administratës së Biden-it  kanë dhënë kryesisht të njëjtin mesazh. Ata kanë folur  për një rikthim të mundshëm në marrëveshjen bërthamore të Iranit.  Irani duhet të rifillojë pajtueshmërinë sipas marrëveshjes  së vitit 2015.  Në këtë pikë SHBA-ja do të duhet të kërkojë kohëzgjatjen dhe forciminin e kufizimeve bërthamore.

Administrata e Biden-it duhet të adresojë programin e raketave balistike të Iranit dhe aktivitetet rajonale.  SHBA-ja do do të punojë me partnerët dhe aleatët e saj për të ecur përpara. Zyrtarët duan gjithësesi të jenë të kujdesshmëm, pasi SHBA-ja është  “shumë larg” çdo marrëveshje të mundshme.

Deklarata e Sullivan-it vjen,  pasi Biden-i  vendosi Robert Malley-n si  të dërguarin e  posaçëm  të SHBA-së në Iran, më 29 janar. Kjo zgjedhje vjen në  kohën kur Irani po përpiqet të pasurojë aktivitetin bërthamor, në prodhimin e uraniumit 20%.

Thuhet se Malley i tha Sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken, se dëshiron të ketë një ekip që përfaqëson një larmi të gjerë pikëpamjesh mbi mënyrën më të mirë për të rinegociuar marrëveshjen.

Lidhur me Marrëveshjet e Abrahamit, Sullivan-i  tha se administrata e Biden-it  do të punojë për të përfituar plotësisht nga paktet e normalizimit të Izraelit me shtetet arabe. Sullivan po ndjek dhe traktatet me vendet e tjera shtesë.

Sullivan-i vuri në dukje se Biden ka qenë i qëndrueshëm në vlerësimin e marrëveshjeves së Abraham-it edhe gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020.  Biden ka thënë vazhdimisht gjatë muajve të fundit se dëshiron ta çojë përpara këtë inicative. Presidenti në detyrë dëshiron të thellojë bashkëpunimin mes vendeve që kanë nënshkruar marrëveshjen.

Biden-i dëshiron  të shtojë vendet në listën e atyre që do të nënshkruanin marrëveshjen.

Marrëveshja e Abrahamit  është nënshkruar midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-së më 13 Gusht 2020. Më pas nga Bahrein, Sudani dhe Maroku.