Pajisje

Sugjerimi i rrezikshëm i Alexa-s për të vendosur monedhën afër prizës


Kompania Amazon ka përditësuar asistentin e vet zanor, Alexa, pasi “vuri në sfidë” një vajzë 10-vjeçare të prekte një monedhë në një spine gjysmë të futur.

Alexa e ofroi këtë sugjerim pasi vajza i kërkoi një “sfidë”.

Kështu që, altoparlanti inteligjent i tha asaj “të fuste në prizë një karikues telefoni deri te gjysma dhe më pas të afronte te përcjellësi i ekspozuar një monedhë”.

Mirëpo, përmes monedhës përcillet rryma elektrike dhe veprimi i sugjeruar nga Alexa mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarre ose dëmtime të tjera.

Në rastin e vajzës kjo nuk ndodhi, pasi ishte e ëma e saj që ndërhyei, duke bërtitur: “Jo! Alexa, jo!”.

Menjëherë pasi Amazon-i mësoi për këtë, ka njoftuar se e ka rregulluar gabimin.

Aktiviteti i rrezikshëm, i njohur si “sfida e monedhës”, ka nisur të qarkullojë në platformën TikTok dhe faqe të tjera rreth një vit më parë.

Kundër kësaj sfide të mediave sociale janë shprehur edhe zyrtarët e zjarrfikësve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për “BBC”-në, kompania ka konfirmuar se e ka përditësuar Alexa-n për të parandaluar që asistenti të rekomandonte një aktivitet të tillë në të ardhmen.

“Besimi i klientit është në qendër të gjithçkaje që bëjmë dhe Alexa është krijuar për të ofruar informacion të saktë, të përshtatshëm dhe të dobishëm për klientët”, ka pohuar Amazon.

“Sapo u vendosëm në dijeni për këtë gabim, morëm masa të shpejta për ta rregulluar atë”, ka theksuar kompania.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore