Lajme

Suedia përmirëson jetën urbane


Suedia është një ndër vendet me standartin më të lartë të jetesës. Ajo diferencohet nga shumë vende të botës, sa i perket ligjeve dhe rregullave që ka.

Së fundmi ajo ka vendosur të marrë përsipër, që të përmisoj jetën urbane, duke stabilizuar parkimin e makinave, dhe duke j’u dhënë përparësi këmbësorëve dhe çiklistëve.

Hapsira publike pop-up, është pjesë e një eksperimenti  urban suedez, e njohur ndryshe si “ qyteti një minutësh”. Ky eksperiment synon, të hetojë çfarë do ndodh kur makinat zhvendosen, të qëndrojnë vetëm në parkime underground, në këtë mënyrë çdo rrugë do jetë më e lirë , deri në 2030-ën.

Drejtor i dizajnit strategjik në Vinnova thotë “kjo është hapsirë e adresueshme, ne do fillojme të testojmë versionet e mundshme të së ardhmes”.

Rreth 70% e të anketuarëve, ishin dakort me projektin. Qyteti i parë që ka aplikuar këtë metodë është Gothenburg. Një qytet i cili nuk ka asnjë makinë në rrugë.

Parkimi i makinave do te lehtësojë jetën e qytetarëve, dhe përmisojë  jetën urbane, në gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore