
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan të dielën, ndërsa i pari synonte të nxiste anëtarësimin e Suedisë në aleancë.
“Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë. Suedia ka ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të përmbushur shqetësimet e Turqisë”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas takimit.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.
Duke iu referuar protestave të fundit të lidhura me PKK-në në Stokholm, Stoltenberg tha: “Liria e tubimit dhe e shprehjes janë vlera thelbësore në shoqëritë demokratike. Por ne duhet të kujtojmë pse po ndodhin këto”.
Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.
Aderimi i Stokholm-it është vonuar për shkak të kundërshtimeve nga vendet anëtare, Turqia dhe Hungaria.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO duan të shohin anëtarësimin e Suedisë përpara një samiti të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius më 11-12 korrik.
Në një kthesë historike, Suedia dhe Finlanda braktisën politikat e tyre të vjetra të joaleancës ushtarake dhe aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Qershorin e kaluar, Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke hapur rrugën për anëtarësimin e tyre përfundimtar në aleancë.
Ankaraja ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në mars, duke i mundësuar asaj të bëhet anëtare e plotë e aleancës së mbrojtjes këtë javë.
Autoritetet turke kanë shprehur shpeshherë se nuk e kundërshtojnë zgjerimin e NATO-s, por kritikojnë Stokholm-in zyrtar për mosmarrjen e masave kundër elementëve që përbëjnë një kërcënim sigurie për Ankaranë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Marina amerikane do të fillojë testimin e forcave speciale për përdorim të paligjshëm të drogës
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike
Lajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
Hapen qendrat e votimit në Sllovaki, Ukraina në krye të axhendës
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike