Lajme

Suedia do të hetojë një iranian pёr “Masakrën e Burgut”


Prokurorët në Suedi kanë akuzuar një iranian për krime lufte, lidhur me ekzekutimin masiv të të burgosurve në vitin 1988.

I dyshuari nuk ёshtё bёrё publik, por është identifikuar gjerësisht si Hamid Nouri, 60 vjeç.

Në vitin 1988, Irani ishte në luftë me Irakun. Udhëheqësi suprem i Iranit urdhëroi ekzekutimin masiv të të burgosurve të lidhur me një grup të armatosur opozitar, aleat me Irakun.

I dyshuari mёsohet se kishte duke punuar në një burg pranë kryeqytetit iranian Teheran, sipas prokurorëve, por ky i fundit i ka mohuar akuzat.

Avokati i tij u tha agjencive të lajmeve ai i mohoi akuzat.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë fushatë për drejtësi pёr ekzekutimet në Iran, në të cilat janё vlerёsuar rreth 5 mijё njerëz.

Prokurorët i bёnё thirrje parimit tё “juridiksionit universal” për të ngritur çështjen, për krimet e rënda.

Vrasjet janë vendosur në qendër të vëmendjes pas zgjedhjes së Ebrahim Raisi, si president i Iranit muajin e kaluar.

Raisi, i cili do të marrë detyrën në gusht, ёshtё një nga katër gjyqtarët që u ulën në gjykatat sekrete të ngritura në vitit 1988 për të “rigjykuar” mijëra të burgosur për aktivitetet e tyre politike.

Ai ka mohuar në mënyrë të përsëritur rolin e tij në dënimet me vdekje, por gjithashtu i justifikoi ato nё bazё tё njё “fatwa”, apo vendimi fetar tё vendosur nga udhёheqёsi suprem i ndier, Ajatollah Khomeini.

Nuri u arrestua pas mbërritjes së tij në Stockholm tё Suedisё, dy vjet më parë, sipas mediave suedeze.

Ai akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimet masive të “një numri të madh” të të burgosurve që simpatizuan grupin e majtë opozitar Mujahedin-e Khalq(MEK), i njohur gjithashtu si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit, në korrik dhe gusht tё viti 1988.

Gjithashtu dyshohet se ka ushtruar tortura dhe trajtime çnjerëzore kundrejt tё burgosurve.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, Autoriteti i Prokurorisë së Suedisë tha se akuzat kishin të bënin me kohën kur i dyshuari kishte punuar si ndihmës i zëvendësprokurorit në burgun Gohardasht, në Karaj.

MEK luftoi së bashku me ushtrinë Irakiane gjatë luftës me Iranin, midis viteve 1980 dhe 1988. Si rezultat, shumica e ekzekutimeve klasifikohen si krime lufte.

Lufta përfundoi më 20 gusht 1988, por ekzekutimet vazhduan.

Nouri akuzohet për vrasje, në vend të krimeve kundër njerëzimit, të cilat nuk u bënë vepra penale sipas ligjit suedez deri në vitin 2014.

Gjyqi pritet të fillojë më 10 gusht dhe do të vazhdojë deri në prill të vitit të ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore