Shqipëria

Stuhia e dëbores bllokon Qafë Thanën, pritet të hapet në mëngjes


Ministrja e Infrastruktures dhe Energjitikës, Belinda Balluku, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, si dhe Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, në orët e para të mëngjesit të së hënës, kanë inspektuar aksin Tiranë- Qafë Thanë.

Ky aks ka mbetur i bllokuar nga stuhia e dendur e dëborës.

Sipas Ballukut, institucionet përgjegjëse po punojnë për ta hapur atë.

“Në orët e para të mëngjesit do të mund të hapet kalimi që vjen nga pika kufitare e Qafë Thanës”, deklaroi ajo.

Gjithashtu njoftohet që është ndaluar dhe kalimi i mjeteve të rënda deri të hënën në orën 8 të mëngjesit.

Ministrja iu ka kërkuar qytetarëve të perdorin zinxhir apo goma dimërore për qarkullimin në aksin Tiranë-Qafë Thanë.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve, të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve gjatë qarkullimit”, njofton Balluku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore