
Makina sportive tërësisht elektrike e krijuar nga disa studentë holandezë është unike. Ajo filtron më shumë karbon sesa lëshon.
“Qëllimi ynë përfundimtar është të krijojmë një të ardhme më të qëndrueshme”, ka treguar Jens Lahaije, nga ekipi studentor i Universitetit të Teknologjisë Eindhoven që krijoi makinën.
Nën emrin ZEM, për lëvizshmëri me emetim zero, 2-vendëshja strehojnë një paketë baterish litium-jon Cleantron dhe shumica e pjesëve të saj janë të printuara në 3D nga plastika e ricikluar.
Sipas Lahaije, objektivi kyç është të minimizohet dioksidi i karbonit i emetuar gjatë jetëgjatësisë së plotë të makinës, nga prodhimi deri te riciklimi.
Automjetet elektrike me bateri nuk emetojnë pothuajse asgjë gjatë funksionimit në krahasim me automjetet me motor me djegie.
Mirëpo, prodhimi i qelizave të baterisë mund të krijojë aq shumë ndotje sa që automjeteve elektrike mund t’u duhen dhjetëra mijëra milje për të arritur “barazinë e karbonit” me modelet e krahasueshme me lëndë djegëse fosile.
Ndërkohë, modeli ZEM përdor dy filtra që mund të filtrojnë deri në dy kilogramë dioksid karboni mbi 20 mijë milje vozitje.
Dhe ekipi i Eindhoven shpreson për një të ardhme kur filtrat mund të zbrazen në stacionet e karikimit.
Sakaq, studentët po e prezantojnë automjetin e tyre në një turne promovues në SHBA në universitete dhe kompani nga Bregu Lindor në Silicon Valley.
Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Qarkulloni me kujdes
-
Studimi gjenetik zbulon prejardhje të fortë sllave te bullgarët, rumunët dhe kroatët në të gjithë Ballkanin
-
LV-ja qorton 23 komunat që s’e përkrahën faljen e tatimit në pronë: Është një mundësi e humbur nga komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK
-
Kurti: Do të vazhdojmë të punojmë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim
Lajmet kryesore
-
75 vjet Deklaratë Universale, por jo globale
-
Reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Qarkulloni me kujdes
-
Administrata Biden, nën vëzhgim pasi anashkaloi Kongresin në shitjen e predhave të tankeve në Izrael
-
LV-ja qorton 23 komunat që s’e përkrahën faljen e tatimit në pronë: Është një mundësi e humbur nga komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK