Shqipëria

Studentët e Mjekësisë kundërshtojnë vendimin e qeverisë, nesër protestë


Pas fjalës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë, studentët e Mjekësisë nuk kanë heshtur.

Bërja publike e vendimit të marrë nga qeveria që studentët e Mjekësisë, pas përfundimit të universitetit të punojnë për 5 vite në Shqipëri në mënyrë që të pajisen me diplomë, i ka shtyrë ata në veprim.

Për shkak se studentët nuk bien dakord me vendimin e marrë dhe të bërë më pas publik nga Rama, kanë lajmëruar se ditën e nesërme më 6 korrik do të protestojnë pranë fakultetit.

Sipas kryeministrit, për të gjithë studentët që do të regjistrohen në vit të parë për Mjekësi, të punuarit 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të universitetit do të jetë një kusht i detyrueshëm.

Kurse studentët që e kanë filluar tashmë këtë rrugëtim dhe nuk pranojnë kushtin, do u shtohet tarifa.

Kushi: Projektligji për studentët e Mjekësisë në korrik kalon në Kuvend, shkak emergjenca

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore