
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në takimin e tij me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, siguruan se bashkarisht dy vendet janë të përshkushtuara ndaj ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
“I dërguari i posaçëm britanik Sir Stuart Peach theksoi se rrethanat e reja për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës kanë tronditur arkitekturën e sigurisë së Evropës dhe se në këtë kontekst Ballkani Perëndimor përfaqëson një sfidë të veçantë me ndikimin rreth influencave të dëmshme”, tha kabineti i Abazoviç në një deklaratë.
Abazovip falënderoi për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës transnacionale, duke theksuar se bashkërendimi në bashkëpuniminin doganor dhe sigurinë kibernetike është në nivel shumë të lartë mes dy vendeve.
“Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes. Kjo është e një rëndësie thelbësore për Malin e Zi në kontekstin e sfidave dhe rreziqeve në rritje të sigurisë me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe e gjithë bota”, tha kryeministri.
Sipas deklaratës për media, bashkëbiseduesit ranë dakord që bashkëpunimi intensiv dhe i ngushtë ndërmjet dy vendeve në sistemin e sigurisë duhet të vazhdojë, me qëllim që të parandalohet ndikimi i palëve të treta dhe të vihet në dyshim stabiliteti i Malit të Zi dhe përkushtimi i tij i plotë ndaj vlerave dhe vlerave të BE-së dhe integrimit euroatlantik.
/Albanianpost.com-
Intel zhvlerësohet në treg me një rekord prej 8 miliardë dollarësh
-
Bild për propozimin franko-gjerman: Serbia përballë ultimatumit, të shkojë nga BE-ja ose të humbë gjithçka për Putinin
-
Finlanda lë të kuptohet për përfshirjen ruse në djegien e Kuranit në Suedi
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant
Lajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant