Shqipëria

Stoltenberg: Dërgimi i trupave shtesë në Kosovë nuk do të thotë që po heqim dorë nga zgjidhja politike


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë “nuk do të thotë” se aleanca heq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike për përplasjet e vazhdueshme.

Koment i tij erdhi pak para takimit me ministrat e jashtëm të NATO-s në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo.

Ai shtoi se ata po dërgojnë trupa për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe se një batalion është në gatishmëri në rast se situata përkeqësohet.

NATO ka dislokuar 700 trupa të tjera nga Forca Operacionale për Ballkanin Perëndimor në Kosovë dhe ka vendosur një batalion shtesë të forcave të NATO-s në gatishmëri të lartë.

Tensionet kanë kapluar Kosovën me protestues dhe forca të sigurisë që përleshen në komunat veriore të mbizotëruara nga serbët për zgjedhjen e kryebashkiakëve shqiptarë.

Gjatë përleshjeve, të paktën 30 ushtarë të NATO-s u plagosën.

Stoltenberg më herët garantoi se KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe do të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të paanshme në përputhje me mandatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën, të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e cila është e vetmja rrugë për një paqe të qëndrueshme”, nënvizoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore