Muzikë

Sting pranë shitjes së katalogut të tij të këngëve


Sting - Artist

Këngëtari Sting thuhet të jetë në bisedime të vazhdueshme për të shitur katalogun e tij të këngëve për një shumë të madhe parash që varion prej rreth 210 milionë funtesh apo 249 milionë euro.

Marrëveshja pritet të arrihet me kompaninë “Universal Music Publishing – UMP”, por e njëjta siç raporton, DailyMail, po zvarritet tash e sa kohë.

Ndërkaq, prestigjiozja, Variety, vlerëson se ani pse UMP ka paraqitur një ofertë të mirë, ka shanse që katalogu të mbetet tutje për një kohë të pacaktuar tek kompania ku edhe ndodhet aktualisht – “Sony Music Publishing – SMP”.

Një burim tjetër pranë Variety ka shtuar se – “një pjesë e të drejtave muzikore të regjistruara për materialin solo të Stingut përfshihet në marrëveshje”.

Muzikanti, 70 vjeç  Sting– emri i vërtetë i të cilit është Gordon Sumner ka pasur një karrierë të shkëlqyer që përfshin 50 vite në skenë dhe posedon një katalog të mbushur me hite, duke përfshirë: “Roxanne”, “Every Breath You Take” dhe “Shape Of My Heart”.

Sting.

Po ashtu, Sting, vlerësohet të jetë mes artistësh më të suksesshëm në botë, i cili ka shitur mbi 100 milionë albume dhe ka fituar plot 17 herë çmime “Grammy”, duke mos mbetur pa rrëmbyer as një çmim “Ivor Novello”.

Në vitin 2003 emri i Sting ishtë gdhendur në Amerikë në muzeun – “Rock and Roll Hall Of Fame”, ndërsa ai ka lansuar pesë albume gjatë karrierës dhe disa mini-albume (EP).

Marrëveshja e pretenduar e Sting, vjen afro shtatë muaj pasi që Paul Simon, kishte shitur koleksionin e tij kompanisë “SMP”.

Pos Paulit, gjysmë katalogu kishte shitur edhe Neil Young, ndërsa shitje të këngëve të tij kishte pasur edhe Bob Dylan.

Paul Simon.

Ndërkohë, Stevie Nicks, Debbie Harry dhe Shakira janë ndër emrat e tjerë të mëdhenj që do të shkëmbejnë kataloget e tyre të ardhshme për shuma të mëdha parash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore