Jetesë & Stil

Stili unik i Rihanës na rikthen pas në kohë


Rihana një ndër këngëtaret më të përfolura, kohët e fundit sa i përket pasurisë së saj është parë së fundmi veshur me një stil shumë të veçantë.

Kësaj here, ylli i pop-it na ktheu pas në kohë me veshjen e fundit, duke na kujtuar Rihanna-ën e fillim viteve 2000, dhe stilin e shumë artistëve të tjerë të muzikës rap.

Artistja është parë duke darkuar në New York e veshur me xhinse të gjera nga Balenciaga të cilat kushtojnë plot 1mijë e 850, një kanotjere-shall dhe një shall tjetër mëndafshi vendosur në flokë.

Ajo që vihej re ishin bokserat që dukeshin nga shtati i ulur i xhinseve, të cilin e kishim harruar prej vitesh si dukej.

Dhe që e kemi parë vetëm tek reperët ‘gangsterë’ të kohës. Por diçka ama është e sigurtë, askush tjetër nuk mund të guxonte kaq shumë me këtë stil legjendar sa Riri dhe njëkohësisht të ngjante kaq bukur.

Kombinimin ikonik të dikurshëm, Riri e plotësoi me bizhuteri, varëse, vathë, syze të errëta dhe sandale elegante me lëkurë gjarpri.

Rikujtojmë se, Rihanna ka bërë një pauzë nga bota e muzikës për një periudhë relativisht të gjatë, por megjithatë ia ka dalë të jetë ende në qendër të vëmendjes.

Duket se këngëtarja ka gjetur balancën teksa jo vetëm në jetën e saj sentimentale, por edhe atë profesionale gjërat po i shkojnë mjaft mirë.

Tanimë, Rihanna është zyrtarisht një miliardere dhe është muzikantja femër më e pasur në të gjithë botën. E gjitha kjo falë suksesit të jashtëzakonshëm të linjës së saj “Fenty Beauty”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore