Lajme

Stili i Richard-it


Kur ishte 5 vjeç, babai vrau vëllain e tij të madh, Florianin. E rrahu për vdekje dhe më pas u largua nga shtëpia. Richard e shfrynte inatin dhe zemërimin e tij duke torturuar dhe vrarë kafshë endacake.

Charley Lane ishte bosi i një bande të vogël lagjeje, i cili tallej gjithnjë me Richard-in.

Pas shumë vitesh ngacmime, në 1948, në moshën 13 vjeç, Richard-i e rrahu për vdekje atë me një shkop dhe, pasi e vrau, i preu gishtat e duarve dhe të këmbëve me një sëpatë dhe ia hoqi dhëmbët me pincë për të zhdukur çdo mundësi  identifikimi.

Pasi fshehu trupin e tij, vendosi të sulmonte pjesën tjetër të bandës së Charley-t duke i goditur të gjithë me një shufër hekuri.

Me kalimin e viteve, Richard-i, u bë ai vetë bosi i një bande të specializuar në bastisjet e supermarketeve, vjedhjeve dhe plaçkitjeve.

Pika e kthesës në jetën e Kuklinski-t ishte njohja me një mafioz italo-amerikan në shërbim të familjes De Cavalcante: Carmine Genovese. Ai filloi të bashkëpunojë me të në vrasjet e kryera në ato vite nga mafia.

Ishte fillimi i viteve 1970 (Kuklinski thuhet se kishte vrarë deri në moshën 30 vjeç mbi 60 vetë).

Emri i tij shpejt filloi të qarkullonte në të gjitha familjet mafioze që kërkonin shërbimet e tij të posaçme gjithnjë e më shpesh. Nganjëherë këto shërbime kërkonin udhëtime të vogla ose të gjata, që me kalimin e viteve e lejuan Richard-in të kalonte përmes gjithë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Evropës.

Ai punoi shumë edhe për bosin e familjes Gambino (një nga pesë familjet mafioze në New York), Roy DeMeo.

Teknikat e përdorura në disa prej vrasjeve të Kulinskit shkojnë përtej çdo imagjinate.

Ai, në veçanti, ishte krenar për një metodë që i lejonte të zhdukte trupat: pasi kishte trullosur ose plagosur rëndë viktimën e tij, e transportonte atë në një shpellë dhe, pasi e kishte lidhur mirë, vendoste në trupin e viktimës një kamera për të regjistruar.

Do të kthehej në vend të nesërmen për të parë se si minjtë e fshatit kishin ngrënë viktimën pa lënë asnjë gjurmë; videoja më pas i tregohej atij që kishte paguar për vrasjen, i cili kishte kërkuar shprehimisht që viktima të vuante përpara se të vdiste.

Richard Kuklinski ishte i aftë në përdorimin e çdo lloj arme: pistoleta, pushkë, granata dore, mitralozë, shkopinj dhe grushte; ai preferonte thikën sepse ishte një objekt që ai vetë e përcaktonte “intim”, por me kalimin e viteve ai u specializua gjithnjë e më shumë në përgatitjen e një përzierje të cianurit, aroma e të cilit, në një distancë të caktuar, garantonte vdekjen në më pak se pesë sekonda në mënyrë të tillë që autopsia  nuk do të gjente asnjë gjurmë që mund të çonte në dyshime për vrasje. Vdekja dukej e shkaktuar nga një pushim zemre.

Lista e frikshme e krimeve të Kuklinski-t përfshin gjithashtu vrasje me harqe, asfiksi me qese plastike, me grushte dhe shkelma. Por vrasësi gjithashtu shpesh hidhte viktimat e tij nga ndonjë ndërtesë, ose i mbyste ato.

Ai vetë deklaroi të kish vrarë 13 persona pasi ua kishte shtypur e thërrmuar shtyllën kurrizore më një kaçavide, duke i paralizuar përpara se të vdisnin.

Ai gjithashtu kishte një metodë që shpiku për të varur një person: pasi shtrëngonte litarin rreth qafës, ai thjesht ngrinte viktimën mbi shpatulla pas vetes derisa ky jepte shpirt. Ky lloj fati i takoi shefit të laboratorit fotografik ku Kulinski punonte; dhe kjo vetëm pse kishte guxuar ta qortonte.

Nëse ishte e nevojshme, ai do të priste kufomat në copëza për t’i fshehur ato më mirë, ose për t’i futur në fuçi vaji.

Richard Kuklinski ishte gati 2 metra i gjatë dhe peshonte 135 kg, por kjo nuk e ndaloi atë të ishte i shkathët në lëvizje për të kapur viktimën ose të zhdukej kur e ndiqnin.

Ai do deklaronte se pjesa që i pëlqente më shumë se gjithçka, ishte studimi i gjahut.

Mendohet se Kulinski ka vrarë nga 100 deri në150 njerëz.

Sidoqoftë, përkundër metodave mizore që ai përdorte për të vrarë, Kuklinski kishte një kod moral që nuk e shkeli kurrë gjatë viteve: ai nuk vrau gra dhe fëmijë.

Përkundrazi, u shkaktonte një vdekje akoma më mizore dhe të dhimbshme atyre që kishin dhunuar gra dhe fëmijë, edhe nëse nuk ishte posaçërisht e kërkuar.

Kuklinski vdiq në spitalin Trenton, më 5 Mars 2006, në moshën 71 vjeç. Edhe sot shkaqet e vdekjes nuk janë plotësisht të qarta.

Para vdekjes së tij ai kishte bashkëpunuar me shkrimtarin Philip Carlo për shkrimin e biografisë së tij: “Njeriu i akullit. Rrëfimet e vrasësit të Mafias me kontratë”, ku ai rrëfeu të gjitha krimet e panumërta duke tronditur opinionin publik amerikan.

Njeriu i akullit ishte emri që iu dha atij nga hetuesit, kur zbuluan se në disa raste ai e kishte ngrirë viktimën, për të penguar gjetjen e kohës së saktë të ekzekutimit nga hetuesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore