Starlink i dhuron Ukrainës pajisje logjistike për internet pa limit

Vitjon Nina
01.03.2022 3:11
Loading Icons...

Elon Musk i ka dhuruar Ukrainës disa terminale për lidhjen me rrjetin e satelitëve Starlink, në mënyrë që të ofrohet shërbim interneti për njerëzit të cilëve u është shkëputur linja, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri ukrainas, Mykhailo Fedorov, i cili ka publikuar në Twitter edhe një foto të terminaleve të sapo mbërritura në territorin ukrainas.

Ai, po ashtu, ka falënderuar edhe personalisht Elon Musk, për kontributin.

Ky i fundit, i ka kthyer një përgjigje në Twitter, duke garantuar mbështetjen.

Të fundit

Aktuale