Stadiumi “Air Albania” plot, shiten të gjitha biletat për sfidën e Kombëtares me Gjeorgjinë

SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
08.09.2024 16:20
Loading Icons...

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45.

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

Federata Shqiptare e Futbollit falënderoi të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit Kombëtar dhe i fton ato të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

“Me ju, ne jemi 12. Të gjithë në mbështetje të ekipit Kombëtar. Forca Shqipëria!”, shkruan FSHF.