Sqarohet ndodhia në Leposaviq: I ndrydhuri me veturë është gjallë, palët kishin probleme paraprake

SHFLETO

Ilustrim: Pamje nga aksidenti në Leposaviq

 

Dreni Himbeqa
29.11.2022 15:11
Loading Icons...

Sipas politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviç, qytetari i goditur nga një veturë në lëvizje është gjallë.

Një ditë më parë Arsenijeviç, i cili së fundmi është certifikuar si kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut, publikoi një video ku shihet momenti kur një qytetar goditet nga një veturë në lëvizje gjersa shoferi incizonte veprimin e tij.

Sipas pretendimeve të Arsenijeviç, ngjarja e rëndë kishte ndodhur në komunën e Leposaviqit.

Redaksia e Albanian Post, ka kontaktuar Arsenijeviç, për të marrë detaje shtesë për videon në fjalë.

Ai beson, edhe pse një gjë të tillë nuk e ka të konfirmuar tërësisht, ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.

Sipas tij viktima në fjalë ka pasur marrëdhënie të këqija në familje.

Dhe mu për këtë arsye, shpjegon Arsenijeviç për Albanian Post, njëri nga familjarët e viktimës ka “qëruar hesapet me të”.

Aleksandar Arsenijeviç

Albanian Post gjatë ditës kishte kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, i cili ka deklaruar se Policia në këto momente po merret me rastin.

“Videoja që është publikuar në rrjete sociale e kemi parë, e kemi kontaktuar Prokurorinë, mirëpo ankues apo palë të dëmtuar nuk kemi lidhur me rastin, tash duhet me u verifiku lokacioni ku ka ndodhur rasti dhe kur ka ndodhur dhe janë disa procedura që duhet të ndiqen”, ka thënë Hoti për Albanian Post.