Aplikacione

Spotify planifikon zvogëlim e fuqisë punëtore


Spotify, aplikacioni i njohur për transmetimin e muzikës, ka njoftuar se do të zvogëlojë stafin për herë të tretë këtë vit, edhe pse raportoi një fitim prej 65 milionë eurosh.

Shifrat e fundit tregojnë se rreth një e pesta e fuqisë punëtore do të preket, duke përfshirë rreth 1,500 punonjës, që është 17% e totalit aktual prej 9,300 punonjësish.

Pavarësisht nga një fitim i raportuar së fundmi, Spotify do të largojë nga puna pothuajse 20 për qind të fuqisë punëtore

Ndryshe nga këto ndryshime në fuqinë punëtore, Spotify ka shpallur një fitim në tremujorin deri në shtator, duke raportuar një rritje të abonentëve dhe rritje të çmimeve.

Pavarësisht fitimit, shefi ekzekutiv Daniel Ek theksoi se kompania ka punësuar “më shumë” në vitet 2020 dhe 2021.

Në këtë periudhë, numri i përdoruesve të Spotify ka shkuar nga 345 milionë në fund të vitit 2020 në 601 milionë aktualisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore