Jetesë & Stil

“Spotify” heq muzikën e Neil Young-it, pas konfliktit verbal me Joe Rogan


Platforma e transmetimit muzikor “Spotify” ka deklaruar se do të fshijë muzikën e kantautorit të njohur Neil Young, pas deklaratës së tij se nuk do ta ndante platformën me Joe Rogan, i cili është kritikuar për përhapjen e dezinformatave mbi vaksinimin.

Një zëdhënës i “Spotify”-t, deklaroi se kompania ra dakord të hiqte punën e Young-it, megjithëse ishte ende e aksesueshme për përdoruesit.

“Synojmë që e gjithë përmbajtja muzikore dhe audio në botë të jetë e disponueshme për përdoruesit e Spotify-t”, tha shërbimi i transmetimit.

“Me këtë vjen një përgjegjësi e madhe në balancimin e sigurisë për dëgjuesit dhe lirinë për krijuesit. Ne kemi vendosur politika të detajuara të përmbajtjes dhe kemi hequr mbi 20 mijë episode të podkasteve në lidhje me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë”, theksuan ata.

“Me rreth 11 milionë dëgjues për episod, JRE, i cili organizohet ekskluzivisht në Spotify, ka ndikim të jashtëzakonshëm. Spotify ka përgjegjësinë për të zbutur përhapjen e dezinformatave në platformën e saj”, tha Young.

Rogan, i njohur për pikëpamjet e tij të kundërta dhe shpesh të pabaza mbi mjekësinë, është përballur me reagime të përhapura për të vënë në dyshim sigurinë e vaksinave gjatë pandemisë.

Ai nënshkroi një marrëveshje me Spotify në 2020, nga e cila do të fitonte më shumë se 100 milionë dollarë, në varësi të performancës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore