Zgjedhjet në Shqipëri

Spoti i ri i Partisë Demokratike bën bashkë Becchetti-n me Ramën


“Dështimi po troket për herë të tretë në derën tuaj. Mos ia hapni derën!”

Me këtë përshkrim, spoti më i fundit i publikuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, solli në vëmendjen e shqiptarëve çështjen Becchetti. Duke ironizuar me lodhjen e shqiptarëve duke parë imazhin e kryeministrit Rama në ekran, kësaj rradhe loja elektorale ishte mandati i tretë.

Basha ka qenë shumë aktiv me spotet elektorale, duke problematizuar me tematika të ndryshme kundër qeverisë socialiste. Këtë radhë përmendja e Becchetti-t, përtej spotit është një sulm i hapur sa i takon humbjes së Shqipërisë në një gjyq ndërkombëtar.

Shqipëria humbi të hënën e dy prillit përfundimisht, gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti. Vendimi ishte i lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga sipërmarrësi italian për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Adresimi i shtetit shqiptar u rrëzua dhe mbeti në fuqi vendimi i gjykatës së arbitrazhit e vitit 2019. Sakaq Shqipëria i detyrohet 110 milionë euro Becchetti-t, me akuzën se mbyllja e televizionit “Agon Channel”, ishte e motivuar politikisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore