
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për caktimin e seancës së re plenare që parashihej të mbahej këtë të enjte.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se bllokimi i punës së legjislativit nuk është duke ndodhur për fajin e opozitës, por për fajin e Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu, ai shtoi se AAK-ja ka planifikuar që të thërrasë në interperlancë ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Nuk pati kuorum të mjaftueshëm dhe si rrjedhojë nuk mund të kemi një seancë të re të enjten e kësaj jave. Zhbllokimi i kuvendit mund të ndodhë vetëm në qoftë se qasja populiste e qeverisë, përkatësisht e Ministrisë së Financave, në raport me të hyrat vetanake të komunave…”, tha Tahiri.
“Kemi pasur një interpelancë për ministrin Murati që lidhet me dy tema, me zhbllokimin e buxhetit dhe fillimin e investimeve kapitale pasi shkoi ky vit, kanë mbetur maksimum edhe katër muaj për shfrytëzim të buxhetit. Dhe e dyta ka të bëjë me sektorin publik”, shtoi ai.
Ndërkaq, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahri, përgjegjëse për bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës e ka lënë ekzekutivin kosovar në krye me Albin Kurtin, duke thënë se “s’po i bën përshtypje fare” që agjenda parlamentare është e bllokuar.
“Atyre nuk iu ecë asnjë projekt as në çështjet e arsimit, as në sundimin e ligjit, as në shëndetësi ekonomia në buzë të kolapsit, me një inflacion jashtëzakonisht të madh, me paga që nuk ia arrijnë të dalin për një muaj për qytetarin e Kosovës”, tha ai.
“Kemi një bllokadë jashtëzakonisht të madhe që nuk po iu bëhet vonë fare. Me një kryeministër që do të ishte efektiv, bllokimi i punës së kuvendit do të shkaktonte probleme të mëdha, këtij nuk po i shkakton probleme sepse nuk është duke qeverisur”, shtoi Tahiri.
Ky problem vazhdimisht e ka shoqëruar punën parlamentare, mirëpo rritja e seancave që dështojnë për shkakun e mungesës se kuorumit është shqetësuese, posaçërisht duke marrë parasysh ngarkesën që kjo praktikë i shkakton agjendës parlamentare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Në pikun e krizës globale humanitare, Shqipëria e vogël vjen me një nismë të madhe
-
“Kur UÇK ruante manastiret e serbëve në kohë lufte”, artikulli i vitit 1998 nga Agjencia Franceze e Lajmeve
-
Dasma kthehet në tragjedi në Irak, të paktën 100 të vdekur pas një zjarri
-
Përgjaket sërish Shqipëria, tjetër vrasje në Sukth
Lajmet kryesore
-
Në pikun e krizës globale humanitare, Shqipëria e vogël vjen me një nismë të madhe
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
‘Platforma X ka përqindjen më të madhe të dezinformimit’
-
“Kur UÇK ruante manastiret e serbëve në kohë lufte”, artikulli i vitit 1998 nga Agjencia Franceze e Lajmeve