Spinaqi besohet se e ka origjinën nga Persia dhe në shekullin e XII-të u tregtua në Europë, duke u shndërruar në një nga bimët e gjelbra shumë të mira për shëndetin.
Spinaqi gjendet në treg gjatë gjithë vitit, por sezoni i tij është gjatë pranverës, muajt mars – qershor.
Ai njihet për vlerat e tij fantastike ushqyese si plotësimi me energji, rritje e vitalitetit dhe përmirësimi i cilësisë së gjakut.
Përfitimet e tij vinë kryesisht prej pranisë së lartë të hekurit. Ai ndihmon qelizat e kuqe të gjakut që të transportojnë oksigjenin në organizëm. Po ashtu ndihmon dhe në prodhimin e energjisë dhe sintezën e ADN-së.
Duke qenë se vegjetarianët përjetojnë aneminë e mungesës së hekurit, u këshillohet të konsumojnë sa më shumë spinaq.
Gjithashtu, gratë shtatzëna duhet të përfshijnë më shpesh perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi, në dietat e tyre gjatë shtatzanisë.
Përvec hekurit, spinaqi është shumë i pasur në vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B2 dhe acid folik.
Vitamina K është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është i vështirë për t’u gjendur në perime të tjera./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin