Lajme

Spekulohet se mund të jetë shef i NATO-s, ironizon Plenkoviç: Më ngatërruat me Milanoviç-in


Andrej Plenkovic

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në një prononcim para gazetarëve të dielen, ka folur për spekulimet e mediave suedeze – Aftonbladet dhe Svenska Dagbladet – se ai mund të jetë një kandidat serioz për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s.

Plenkoviç ndërsa ka komentuar spekulimet në mediat suedeze se ai është kandidat i mundshëm për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, nuk e ka mohuar, por as s’e ka pohuar një gjë të tillë. Madje, ai tha se mediat suedeze i duket konfuze, duke ironizuar me Zoran Milanoviç-in, presidentin kroat.

“Më duket se mediat suedeze janë konfuze, ata mendonin për Milanoviç-in, pasi ai e mbështeti fuqishëm Suedinë për anëtarësimin në NATO, se ai gjithashtu përfaqëson pozicione shumë të qarta pro-perëndimore, transatlantike dhe se ata mezi e presin atë në selinë e NATO-s”, tha ai Plenkoviç.

Presidenti i Kroacisë njihet për deklaratat e tij kontraverse, ngase ai disa herë mori pozicion mjaft pro-rus, duke thënë se ai do të vërë veton ndaj pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO nëse mundet dhe ka refuzuar të presë trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci.

Ndryshe, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i skadon mandati më 30 shtator të këtij viti dhe pritet që emri i pasuesit të tij të bëhet i ditur nga samiti i NATO-s, që do të mbahet në kryeqytetin lituanez Vilnius më 11 dhe 12 korrik.

Javët e fundit mediat perëndimore po spekulojnë gjithnjë e më shpesh për kandidatët për pasardhës të Stoltenberg-ut. Mediat shkruajnë se vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, janë ndjerë prej kohësh të neglizhuara në shpërndarjen e detyrave kryesore në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Gazetat suedeze theksojnë se kjo hap hapësirë ​​për presidentin e Rumunanisë, Klaus Joahanis, kryeministrin e Estonisë, Kaja Kallas dhe Plenkoviç-in e Kroacisë. Megjithatë, mandati presidencial i Joahanis skadon në nëntor 2024 dhe Kalas konsiderohet tepër armiqësor ndaj Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore