Pajisje

Specifikat e MSI GS77 Stealth


Mos lejoni që emri t’ju mashtrojë – nuk ka asgjë të fshehtë për këtë pajisje.

SI GS77 Stealth ka kohë që ka qenë opsion i “lëvizshëm” në mes të serisë elite të laptopëve të lojërave MSI, dhe ndërsa me laptopin e vitit të kaluar kishte hezitime për këtë fakt, GS77 i këtij viti me trashësi prej 0.79 inç dhe peshë prej 2.79 kilogramëve e konfirmon faktin se ky model po merr kahje tjetër.

Modeli përfshin një Core i7-12900H të gjeneratës së 12-të – një nga çipat celularë më të fuqishëm në historinë e Intel-it – i çiftuar me RTX 3070 Ti të Nvidia, 32 GB RAM dhe 1 TB hapësirë ​​ruajtëse, të gjitha duke fuqizuar një ekran QHD 240 Hz.

GS77 është një përmirësim i padiskutueshëm krahasuar me vitin e kaluar: cilësia e ndërtimit.

Avantazhi kryesor që ka tani Stealth është çmimi i tij. Aktualisht është e listuar për 2,899 dollarë, gjithashtu mund të gjej modele GS77 për 1,799 dollarë.

Megjithatë, 2,899 dollarë nuk është një çmim buxhetor, dhe ia vlen të dini se çfarë kompromisi po bëni për atë kosto më të ulët.

Përparësitë e tjera të modeleve të mëparshme mbeten. Portat USB-C, dy USB-A, një fole kufjesh, HDMI, ethernet dhe një lexues të kartave SD.(Sidoqoftë, lexuesi SD është çuditërisht më i ngadalshëm se sa ishte vitin e kaluar) Ekrani QHD i bën lojërat të duken të shkëlqyera.

MSI GS77 Stealth ka ruajtur përparësitë e modeleve të kaluara. Ka një gamë të mirë të portave hyrëse duke përfshirë dy porta për USB-C, dy për USB-A, portën hyrëse për kufje, HDMI, ethernet dhe një lexues për SD kartë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore