Gjykata Speciale

Specialja refuzon kërkesën e dytë të Isni Kilajt për ndërprerje të paraburgimit


Isni Kilaj.

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë refuzuar edhe apelimin e dytë të ish kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, për ndërprerje të paraburgimit.

Lajmin e ka bërë të ditur DhSK-ja përmes një komunikate për media, ku është thënë se gjyqtari i procedurës paraprake kishte gabuar kur ka konstatuar se propozimi për të paguar në vlerë të 30 mijë euro mund të merret me konsideratë.

“Më 26 shkurt, Kolegji i Gjykatës së Apelit refuzoi ankesën e Isni Kilajt kundër vendimit të fundit të gjyqtarit të vetëm që urdhëronte vazhdimin e paraburgimit të tij”, thuhet në njoftim.

Për këto arsye është thënë se Kolegji i Gjykatës së Apelit, ka mohuar të paraqesë një version të redaktuar.

“Kolegji i Gjykatës së Apelit udhëzon ZPS-në të paraqesë një version të redaktuar publik të Përgjigjes (IA005/F00003) ose të tregojë, nëpërmjet një dosjeje, nëse kjo dosje mund të riklasifikohet si publike brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për këtë Vendim; dhe udhëzon Regjistrin që të ekzekutojë riklasifikimin e Përgjigjes me ndikimin nga ZPS, nëse ka, dhe se si ajo mund të riklasifikohet”, thuhet në vendimin e gjyqtares Picard”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), kishte bërë të ditur se Kilaj është ngarkuar me vepra penale në të cilat përfshihet pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës dhe shkelja e sekretit të procedurave dhe Ligjit për DHKS-në e ZPS-në.

Kilaj, ishte arrestuar në muajin nëntor pas bastisjes së shtëpisë së tij në këtë muaj ishte mbajtur edhe seanca e parë ndaj tij ku u vendos për mbajtjen e mëtejshme të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore