Spanja njohu pasaportën e Kosovës, diplomati serb: Hapësira e shteteve mosnjohëse po ngushtohet
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/01/gjukic.jpg)
Srecko Gjukiç, ish-ambasador i Serbisë në Bjellorusi, në një prononcim për gazetën serbe “Danas” të mërkurën, vlerësoi se vendimi i Spanjës për njohjen e vlefshmërisë së pasaportës së Kosovës, duke mundësuar lëvizjen e lirë të kosovarëve pa viza edhe në këtë shtet, mund të jetë një hap në drejtim të ngrohjes së marrëdhënieve midis Spanjës dhe Kosovës.
Gjukiç, derisa komentoi vendimin e fundit të Spanjës, konsideroi se ky akt nuk nënkupton kthesë në politikën e jashtme spanjolle apo lëvizje drejt njohjes së pavarësisë Kosovës, por duhet të pranohet se po ngushtohet hapësira e shteteve mosnjohëse brenda Bashkimit Evropian (BE). Ai shtoi se shumica e shteteve kanë marrëdhënie paradiplomatike me Kosovën.
“Nëse nuk deklarojmë se hapësira e mosnjohësve të Kosovës brenda BE-së po ngushtohet, atëherë nuk do të ishim objektivë dhe do të mbyllnim sytë para së vërtetës”, theksoi diplomati serb në pension, derisa shtoi se “ajo që lihet jashtë vëmendjes së publikut serb është se të gjitha vendet që nuk e njohin Kosovën kanë marrëdhënie paradiplomatike, përfshirë Serbinë”.
Të shtunën e kaluar u konfirmua se Spanja njohu pasaportën e Kosovës, duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve edhe në këtë shtet, sikur në vendet tjera të zonës Schengen nga 1 janari 2024. Gjithashtu, katër vendet e tjera të BE-së (Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia), ndonëse nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pranojnë vlefshmërinë e pasaportës kosovare.
Çfarë nënkupton vendimi i Spanjës për njohjen e pasaportës së Kosovës?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
1\4 e kohës së tij, Kurti e ka kaluar në të pame, homazhe e akademi përkujtimore
-
Konjufca: Afrim Bunjaku e Enver Zymberi ranë në krye të detyrës, po mbronin atdheun nga Serbia
-
Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë
-
Peci: Ndihem i rrezikuar, Policia ka refuzuar kërkesën për mbrojtje vetëm pse i përkas një partie tjetër
Lajmet kryesore
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore
-
Gjiknuri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Në 5 qarqe, votim dhe numërim elektronik
-
Mburoja kundër dronëve dhe metali i shkrirë: Një udhëtim në fabrikën e çelikut të Stalinit që armatos ushtrinë ukrainase
-
Komplikimet politike pas zgjedhjeve në Luginë dhe përfshirja e Kurtit për koalicion “shqiptar”