Spanja në epërsi, autogol i Italisë

SHFLETO

Riccardo Calafiori

 

Armat Matoshi
20.06.2024 22:15
Loading Icons...

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Italisë pas një gabimi në mbrojtjen italiane. Riccardo Calafiori realizoi autogol në minutën e 55-të të ndeshjes.

Nico Williams krijoi rastin për Spanjën. Calafiori thjesht nuk arriti të reagonte në kohë pas devijimit të topit nga Alvaro Morata brenda zonës.

La Roja dominoi ndeshjen ndaj Azzurri. Spanja në përgjithësi pati disa raste shënimi, por që nuk i konkretizoi në gol.

Spanja dhe Italia përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B në kuadër të Euro 2024. Në Grupin B janë edhe Shqipëria e Kroacia.

Përderisa spanjollët mposhtën Kroacinë 3:0 në ndeshjen hapëse të grupit, italianët triumfuan 2:1 kundër Shqipërisë të shtunën.