Bota

Spanja hap kufijtë për turistët shqiptarë me dëshmi vaksinimi


Duke filluar që nga data 7 qershor, të gjitha vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), do t’u lejohet hyrja në Spanjë.

Të gjithë udhëtarët që do të duan të shkelin kufirin spanjoll duhet që më parë t’i jenë nënshtruar procesit të vaksinimit. Vendimi vlen edhe për Shqipërinë.

Vaksina duhet të jetё e aprovuar ose nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac.

Të gjithë udhëtarët e vaksinuar duhet të jenë të pajisur me një dëshmi, se kanë marrë dozën e nevojshme, të paktën 14 ditë para se të hyjnë në Spanjë.

Megjithatë, personave që udhëtojnë nga zona me rrezik të ulët, nuk do t’u kërkohet të paraqesin prova të vaksinimit apo testimit.

Akoma, të gjithë janë të detyruar të plotësojnë formularin e udhëtimit. Australia, Japonia dhe Zelanda e Re janë disa nga vendet e vendosura në listën e Spanjës me rrezik të ulët.

Fëmijët e pavaksinuar gjithashtu do të lejohen të hyjnë në Spanjë, për sa kohë ata do udhëtojnë së bashku me prindërit e tyre të vaksinuar.

Rregulli zbatohet vetëm për fëmijët mbi moshën gjashtë vjeç. Të moshuarit ende kanë nevojë të japin një rezultat negativ të testit Covid-19.

Aktualisht, të ardhurve nga Gjermania dhe Franca u kërkohet të sigurojnë një test negativ, për shkak të situatës pandemike në këto vende.

Në të kundërt, britanikëve nuk u kërkohet më të paraqesin një rezultat negativ të testit ose të qëndrojnë të izoluar, pasi vendi ka regjistruar shkallë të ulët të infeksionit.

Spanja mbetet ende në listën portokalli të Mbretërisë së Bashkuar (MB), që do të thotë se mbërritjet nga Spanja në MB i nënshtrohen një kërkese karantine dhjetëditore, si dhe testimit të Covid-19.

Sektori i turizmit në Spanjë ka vuajtur shumë për shkak të pandemisë Covid-19. Vetëm në vitin 2020, Spanja regjistroi një rënie prej 80% në turizmin e huaj.

Sidoqoftë, nëse gjërat shkojnë siç janë planifikuar, Spanja pret të presë rreth 15.5 milionё turistë nga korriku deri në shtator tё vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore