Sport

Spalleti: Osimhen vlen më shumë se 200 milionë euro


Trajneri i njohur italian, Luciano Spalletti, ka folur për tashmë ish-skuadrën e tij, Napolin, që në sezonin e fundit e fitoi titullin kampion në Serie A.

Pavarësisht suksesit në Serie A, duke e fituar titullin pas 33 vitesh, Spalleti u largua nga posti i trajnerit, i cili u zëvendësua nga trajneri francez, Rudi Garcia.

Spalleti foli për Garcia-n, por nuk e la pa përmendur edhe lojtarin kryesor që e ndihmoi klubin ta fitonte Scudetto-n, Victor Osimhen-in.

“Vendosa të pushoj për t’iu përkushtuar më shumë familjes. Kjo zgjedhje ndikoi që të merrja vendimin e pakënaqshëm për t’u larguar nga një skuadër e fortë si Napoli”, tha fillimisht Spalleti.

“Dhe nga një ambient i dashuruar pas futbollit. Klubi ka bërë një punë të shkëlqyer. Unë kam vetëm një këshillë për ta: lëreni Garcia-n të punojë në paqe. Për të mirën e Napolit. Pasi francezi ka një eksperiencë të madhe”, shtoi tekniku italian.

“Osimhen? Ndoshta 200 milionë euro janë pak. Nuk mjaftojnë për të siguruar blerjen e një futbollisti të tillë”, tha mes tjerash Luciano Spalletti.

Kujtojmë që shumë klube të mëdha evropiane ishin vënë pas Osimhen-it, për të cilin raportohej se kanë ofruar mbi 150 milionë euro.

Megjithatë, thuhet se këto oferta janë refuzuar nga presidenti i napolitanëve, Aurlio De Laurentiis.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore