Shqipëria

SPAK mban mbledhjen e Komitetit Ndërinstitucional: Masat kundër Krimit të Organizuar në fokus


Mesditën e 23 nëntorit është mbajtur mbledhja e Komitetit Ndërinstitucional në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është diskutuar për masat kundër Krimit të Organizuar.

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, përpara këtij Komiteti prezantoi punën e bërë nga kjo strukturë në drejtim të ngritjes së laboratorit të ekspertizës digjitale në ambientet e SPAK-ut.

Siç bëhet me dije nga njoftimi zyrtar ky laborator është ngritur duke shfrytëzuar fondet e konfiskuara të grupeve kriminale. Fonde të cilat Komiteti Ndërinstitucional ia ka vënë në dispozicion SPAK-ut.

Pjesëmarrësit në takim vlerësuan rëndësinë e përdorimit me efektivitet dhe për qëllimin e duhur të fondeve që u konfiskohen grupeve kriminale.

Ata konstatuan se duhet vazhduar në këtë drejtim, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të tyre, si dhe rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Komiteti Ndërinstitucional është i ngritur “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore