SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, konvertohet në shërbim prove

Nga hetimi rezultoi se Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri
SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
01.10.2024 13:20
Loading Icons...

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese, Fatos Lulo.

Ai akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Sipas njoftimit, dënimi i SPAK do të konvertohet në 2 vjet shërbim prove.

Nga hetimi rezultoi se Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.

Në seancën e radhës Lulo pritet që të paraqesë argumentet e tij për të kundërshtuar akuzën.

Gjyqtari u shkarkua kënga shkalla e parë e vettingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Lulos iu sekuestrua një dyqan 172 m2, i ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Për të njëjtën çështje, ai nuk bindi trupat e vetting-ut, që i përjashtuan nga sistemi i drejtësisë.