Teknologji

SpaceX hetohet nga Administrata Federale e Aviacionit


Fluturimi i parë i SpaceX me raketën me distancë të lartë, Starship, e cila shpërtheu muajin e kaluar, shkeli kushtet e licencës së saj të provës së Administratës Federale të Aviacionit (FFA). Kështu raportoi faqja e dedikuar teknologjisë, Verge, të premten.

Një hetim u hap atë javë duke u përqëndruar në uljen ku shpërtheu raketa. Hetim pritet të ketë edhe për SpaceX sepse refuzoi t’i përmbahej kushteve të FAA-së, shkruan Verge.

SpaceX akoma nuk i është përgjigjur kërkesës për koment.

Raketa Starship, e shkatërruar në aksident, ishte një prototip i gjatë 16 katësh. Ajo po zhvillohej nga kompania hapësinore private e sipërmarrësit miliarder Elon Musk. Qëllimi i ndërtimit të saj ishte për të transportuar njerëz dhe 100 ton ngarkesë në misionet e ardhshme në hënë dhe Mars.

Raketa me pilot automatik shpërtheu sapo preku tokën, pas një zbritje të kontrolluar nga larg. Fluturimi provë ishte planifikuar të arrinte një lartësi prej 41 mijë metrash. Raketa ishte e pajisur me tre motorë “Raptor” të zhvilluar nga SpaceX për herë të parë.

Kompania nuk i ka nxjerrë të dhënat nësë është arritur apo jo lartësia e planifikuar.

FAA-ja tha se do të vlerësonte informacionin shtesë të siguruar nga SpaceX si pjesë e aplikimit të saj për të modifikuar licencën e nisjes.

“Ne do të aprovojmë modifikimin vetëm pasi të jemi të bindur që SpaceX ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të qenë në përputhje me kërkesat rregullatore”, tha Administrata Ajrore në një deklaratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore