Lajme

Sot presidentë – por, çfarë punuan dikur?


Udhëheqësit më të fuqishëm botërorë zakonisht vijnë nga firma ligjore, grupe të ekspertëve, administrata ose grusht shteti të herëpashershëm ushtarak.

Por gjatë rrugës për në pozicionet më të larta në vendet e tyre, një pjesë e vogël bënë jetë shumë më interesante – disa vozitën autobusë, punonin si shitës apo kishin angazhime në metalurgji.

Për disa, një përvojë e tillë u erdhi mirë gjatë fushatës politike, ku mund të “shisnin” veten më lehtë si njerëz nga populli, ndërsa ka edhe prej atyre, që nuk i duan këto të vërteta rreth tyre.

Business Insider prezanton një listë të liderëve botërorë që kryenin punët më modeste, dhe gjatë krijimit të listës, ata morën parasysh sa të thjeshta ishin fillimet e tyre, si dhe mospërputhja midis karrierës së tyre politike dhe punëve të vjetra.

Presidenti turk shiste gjevrek në rrugë

Kur Recep Tayyip Erdogan ishte 13 vjeç kur familja e tij u shpërngul në Stamboll nga qyteti bregdetar turk Riza, ku babai i tij punonte në rojet bregdetare. Ai kishte studiuar për menaxhment dhe ka qenë i suksesshëm edhe si futbollist.

Megjithatë, për disa vite si adoleshent ai shiste shalqinj dhe gjevrek në rrugë për të fituar para xhepi.

Edukimi i tij modest i solli shumë popullaritet në fillimet e karrierës së tij politike dhe e bëri atë një hero vendas në lagjet ku ai punonte si shitës.

“Erdogan shiti gjevrek, unë shes çaj”, tha një kushëri i largët i Erdoganit, Ahmet Kara, për Al Jazeera në vitin 2011, më tej thotë se “ai dëshmoi se nuk ka rëndësi se nga vijmë ne”.

Presidenti i Madagaskarit drejtoi një kompani mediatike dhe festivale muzikore

Djali i një koloneli të pasur, presidenti aktual i Madagaskarit, Andri Rajoelina, ka punuar në biznesin e medias përpara se të niste rrugën që e çoi në kabinetin presidencial.

Që nga viti 1999, Rajoelina organizon festivale muzikore, të cilat deri në dhjetëvjetorin e tyre tërhoqën një audiencë prej 50 mijë personash.

Rajoelina bleu gjithashtu kanale televizive, një stacion radio dhe pajisje printimi dixhital.

Presidenti i Nikaraguas ishte në burg për grabitje me armë

Ju mund të besoni se një ish-grabitës mund ta drejtojë vendinm, por kjo ka kuptim që kur diktatori i Nikaraguas, Daniel Ortega erdhi në pushtet si një revolucionar.

Ai kreu një sërë grabitjesh të armatosura për të financuar revolucionarët socialistë sandinistë dhe u arrestua në vitin 1967.

Ai u arrestua pasi tentoi të grabiste Bankën e Amerikës me mitraloz, gjithashtu shumicën e të 20-ave i kaloi në burg, ku u torturua.

Ortega ëndërronte të çlironte Nikaraguan nga 40 vjet diktaturë dhe sot është bërë pak a shumë ajo që luftoi në rininë e tij.

Presidenti i Gambisë ishte një roje sigurie në një dyqan në Londër

Shumë kohë përpara se Adama Barrow të bëhej president i Gambisë në vitin 2017, ai u diplomua në menaxhimin e pasurive të paluajtshme në Londër.

Për të financuar studimet e tij, Burrow punoi për tre vjet si roje sigurie në zinxhirin britanik Argos.

“Jeta është një udhëtim”, tha Berou për France’s Mond gjatë fushatës së 2016-ës.

“Ajo që bëra në Angli më ndihmoi të bëhesha personi që jam sot. Puna 15 orë në ditë ndërton karakter”, shtoi ai.

Ai u kthye në Gambia në vitin 2006, ku hapi një kompani të pasurive të paluajtshme përpara se të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe ato të vitit 2021.

Presidenti i Venezuelës ngiste autobusë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, nuk e mbaroi shkollën e mesme, por që në fillim ishte aktiv politikisht në sindikatat studentore.

Ai filloi të avokonte për të drejtat e punëtorëve si shofer autobusi për një kompani në Karakas, duke themeluar një sindikatë informale në një kohë kur ato ishin të ndaluara.

Kjo përvojë përfundimisht e çoi atë në rrethin e ngushtë të Presidentit të atëhershëm Hugo Chavez. Ai u bë një ministër i jashtëm besnik dhe më vonë zëvendës president.

Maduro i fitoi ngushtë zgjedhjet pas vdekjes së Chavez në vitin 2013 dhe ishte në pushtet gjatë një periudhe të rënies katastrofike të demokracisë dhe standardeve të jetesës në Venezuelë. Maduro shpesh përshkruhet si diktator.

Presidenti i Brazilit humbi një gisht duke punuar në përpunimin e metaleve

I mbiquajtur popullor Lula, presidenti i Brazilit, Luiz Inacio da Silva kishte një fëmijëri vërtet modeste.

BBC raporton se si fëmijë ai ka punuar si shitës kikiriku dhe gjithashtu shkëlqente këpucë në qytetin e vogël bregdetar ku u rrit.

Ai mësoi të lexojë vetëm në moshën 10-vjeçare. Fillimisht, ai punoi në një magazinë, e më pas në përpunimin e metaleve – aty humbi gishtin e vogël të dorës kur ishte 19 vjeç.

Biografia e tij zyrtare thotë se Lula filloi të marrë pjesë në lëvizjet sindikale, duke u bërë kreu i sindikatës së punëtorëve të metalurgjisë në vitin 1975. Kjo i hapi rrugën atij për të marrë drejtimin e Partisë së Punëtorëve të Brazilit, dhe më vonë dy mandate presidenciale – në fillim të viteve 2000 dhe sot.

 Presidenti i Liberisë konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë

Presidenti liberian Georges Weah përmbushi ëndrrën e miliona fëmijëve: ai luajti për klubet më të mira të futbollit në botë. Epo, po, dhe pas kësaj ai u bë president.

Ai u rrit në Monrovia, kryeqyteti i Liberisë, dhe filloi të luante futboll në moshën 15 vjeçare dhe përparoi shpejt.

Në vitin 1998, ai u pa nga menaxheri Arsene Wenger dhe më pas Vea vazhdoi të luajë për disa nga klubet më të mëdha të Evropës, duke përfshirë Paris Saint-Germain, AC Milan dhe Chelsea.

“Në atdhe e thërrasin Mbret George dhe e adhurojnë aq shumë sa duan që një ditë të bëhet president”, shkruante në vitin 2000 gazetarja sportive Amy Lawrence, duke theksuar se në atë kohë Vea qëndronte larg politikës.

Por kjo nuk zgjati. Në vitin 2005, pas përfundimit të luftës së dytë civile në Liberi, Vea shpalli kandidaturën e tij. Ai arriti të bëhej president në vitin 2017.

Presidenti i Gabonit publikoi një album muzikor

Djali i një ish-presidenti, Ali Bongo Ondimba e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në politikë.

Megjithatë, në vitin 1977, me emrin e lindjes Alen Bongo, ai publikoi albumin funk “A Brand New Man”, në bashkëpunim me ish-producentin e të famshmit James Brown, Charles Bobnit.

Ondimba trashëgoi talentin e tij muzikor nga nëna e tij, ish-Zonja e Parë Josephine Bongo, e cila ndoqi një karrierë serioze muzikore pasi u martua me Presidentin Omar Bongo.

Ai mbajti disa poste politike gjatë mbretërimit 40-vjeçar të babait të tij – i kujtuar për korrupsion të pabesueshëm – dhe në fushatën e tij presidenciale në vitin 2019, ai përmendte shpesh reputacionin e tij muzikor.

Gjithashtu, Ondimba u prezantua si kandidat për të rinjtë dhe bëri rep në skenë me komunitetin hip-hop të Gabonit.

Presidenti ukrainas luajti rolin e presidentit në serial

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e zëvendësoi karrierën e tij si humorist me atë politike – historia e tij është ndoshta më e famshmja në këtë listë.

Zelenski e filloi karrierën e tij në botën e filmit kur ishte 17-vjeçar, kur hyri në një konkurs komedi dhe themeloi kompaninë jashtëzakonisht të suksesshme të prodhimit “Kvartal 95” me një grup shokësh nga shkolla.

Ai luajti në disa komedi romantike, dhe ai gjithashtu dha zërin e tij në dublimin ukrainas të filmit vizatimor të famshëm Paddington.

Megjithatë, roli që tregoi se arti është vërtet një imitim i jetës ishte ai i Presidentit Vasiliy Holoborodok, të cilin e luajti në serialin “Shërbëtori i Popullit”.

Zelensky luajti një mësues historie që bëhet presidenti i Ukrainës në rrethana të jashtëzakonshme. Ai më vonë emëroi partinë e tij politike sipas serialit.

Presidentja sllovene ishte avokatja e Melania Trump

Vite përpara se të kandidonte për presidente, Natasa Pirz Musar kishte një punë tjetër stresuese: ajo ishte avokatja e Melania Trump në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës në SHBA.

Pirc Musar, e cila ka punuar edhe si gazetare, presidente e Kryqit të Kuq dhe komisionere sllovene për informacion, në gusht të vitit 2016 e gjeti veten në një bisedë telefonike me Melania Trump, raporton “Daily Beast”.

Në vendlindjen e saj Slloveni, u shfaqën një sërë produktesh me markën e rreme të Melania Trump, por edhe – çka është më e keqja – tregime të ndyra për zonjën Trump në media.

Ajo donte që unë të vendosja kufijtë e asaj që lejohet dhe çfarë nuk lejohet”, tha Pirc Musar për mediat.

Ajo ishte avokatja e Melania Trump në kohën kur tabloidi famëkeq britanik “Daily Mail” publikoi një mohim të një artikulli që bënte një pretendim të pavërtetuar se ish-agjencia e modelimit të Melanias ishte në fakt një agjenci shoqëruese.

Në vitin 2021, Pirc Musar ishte bërë një nga avokatët më me ndikim në Slloveni, dhe vitin e ardhshëm ajo shpalli kandidaturën e saj për presidente, duke u bërë gruaja e parë në atë pozicion në Slloveni dhjetorin e kaluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore