Lajme

Kuvendi vazhdon seancën


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë seancën sot (e mërkure) nga ora 11:00, duke përfshirë diskutimet për krizën energjetike në Kosovë.

Kjo seancë ishte iniciuar me kërkesë të opozitës. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kishte kërkuar nga deputetët që të marrin pjesë në seancë pasi në rend dite është edhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Mos harroni diçka sepse është shumë me rëndësi që të vini nesër, do të kemi votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat i lam në një seancë para kësaj”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Ndërsa propozuesi i debatit parlamentar, deputeti dhe njeherit lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur qëndrimet dhe masat e nevojshme që qeveria duhet t’i aplikojë për dalje nga kriza aktuale energjetike me të cilën po përballet vendi.

“Nuk kam mocion sepse e shoh se s’do të kuptohem drejt sidomos nga Qeveria dhe ata që marrin vendime. Këtë debat kur e kemi ftuar, nuk e kemi bërë për vete, por e kemi problemin serioz – kemi familje në terr, dhe ftesën për këtë debat para dy jave ka qenë ta bëjmë një alarm për Qeverinë se do të jetë një problem me të cilin do të përballemi”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

“Nëse sasia e rrymës nuk mjafton, duhet të angazhohemi që të sigurojmë sasinë që na mungon. Ta bëni një para-llogari të kostos së importit deri në kalimin e krizës dhe të sigurojmë buxhet dhe të garantojmë të kenë likuiditet”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka shtuar se është rrezik ta qesim dilemën a ta rritim çmimin apo reduktimet.

“Bëni llogari se kaq na kushton deri në prill dhe të mos e lëmë popullin në terr. S’kemi kah t’ia mbajmë se s’guxojmë t’i lëmë njerëzit në terr. Filloni ta shtrini autoritetin në Veri dhe t’i jepni një datë të caktuar dhe të filloni t’ua çoni faturat atyre njerëzve dhe e keni kohën më të mirë të mundshme duke u bazuar në këtë krizë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Mirëpo, diskutimet mes opozitës dhe pozitës ishin mjaftë të ashpra lidhur me krizën energjetike në vend.

Opozita e ka kritikuar Qeverinë për keqmenaxhim të situatës, duke lejuar që vendi të zhytet në një krizë kaq të thellë.

Ndërsa, kabineti qeveritar dhe deputetët e pozitës, kanë akuzuar opozitën se problemi me energjinë nuk është i tanishëm, por është nga koha kur ata ishin në qeveri.

Qeveria ka kërkuar nga opozita që të votoj projektligjin për shpalljen e gjendjes emergjente me energjinë elektrike, mirëpo opozita ka thënë se këtë mund ta votojnë vetëm nëse hiqet pika e projektligjit ku thuhet se qytetarët do të ballafaqohen me reduktime elektrike.

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se nuk është problem votimi.

“Ne do ta votojmë pa problem dhe menjëherë, por pika ku thuhet se qytetarët do të kenë reduktime të rrymës duhet të hiqet. Përndryshe, nëse kjo nuk ndodh ne nuk do të votojmë këtë projektligj’, ka deklaruar Tahiri.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

32 pika të rendit të ditës për diskutim dhe votim

Ndërsa në rend të ditës të vazhdimit të seancës e cila do të vazhdoj sot janë gjithsej 32 pika për diskutim dhe votim.

“Votimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright”.

“Votimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse”, është pika tjetër që pret të merr votat e nevojshme, po ashtu sikurse që është edhe Votimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit.

Gjithashtu janë edhe dy projektligje ndërkombëtare që presin të votohen sot.

“Votimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin”.

“Votimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027)”.

Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është një pikë tjetër e rendit të ditës, kurse pritet të bëhet edhe propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

“Zgjedhja e dy (2) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, ‘NP KOSTT’, është pika pasuese që duhet të merr votat e nevojshme të deputetëve ashtu sikur edhe zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Në shqyrtimi të dytë  pritet është para të vihet Projektligji nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë”.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore”.

Ndërsa në shqyrtim të parë pritet është parapa të bëhen projektligjet si në vijim:

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.​

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore