Sophie Turner thotë se ndarja nga Joe Jonas “solli ditët më të këqija të jetës së saj”

SHFLETO
Labinot Nimani
16.05.2024 15:01
Loading Icons...

Aktorja Sophie Turner tani është më e lumtura që pas “një kohe vërtet të gjatë”, por ajo kaloi nëpër vështirësi për të arritur këtu.

Në një intervistë për British Vogue, transmeton AlbanianPost, ylli i “Game of Thrones” foli për ndarjen e saj vitin e kaluar me këngëtarin Joe Jonas pas katër vitesh martesë. Të dy kanë dy vajza të vogla.

Turner ishte subjekt i disa titujve negativë pas ndarjes së tyre, të cilat e përshkruan atë si një vajzë të jetës së natës dhe Jonas një prind më të përgjegjshëm.

“Dua të them, ato ishin ditët më të këqija të jetës sime”, tha ajo.

“Mbaj mend që isha në xhirime, më kishin kontraktuar të jem në shesh xhirime edhe dy javë të tjera, kështu që nuk mund të largohesha. Fëmijët e mi ishin në Shtetet e Bashkuara dhe unë nuk mund të shkoja tek ata sepse duhej të mbaroja Joan-in. Dhe të gjithë këta artikuj filluan të dalin”, shtoi ajo.

Të qenit nënë e ka bërë Sophie-n, t’i përjetojë gjërat shumë më ndryshe.

“Më dhemb sepse me të vërtetë e torturoj plotësisht veten për çdo lëvizje që bëj si nënë – faji i nënës është shumë real!”, shtoi ajo.

“Unë thjesht vazhdova të thoja me vete: ‘Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Ti je një mama e mirë dhe nuk ke qenë kurrë një vajzë festash”, shtoi tutje ajo.

Pavarësisht se ajo dhe Jonas prezantuan një front të bashkuar në njoftimin e ndarjes së tyre, mbulimi jo i këndshëm vazhdoi kur fotot nga festa e mbylljes nga seriali i saj “Joan” u bënë publike.

“Një foto mund të tregojë një mijë fjalë, por nuk është historia ime”, tha Turner.

“Më dukej sikur po shikoja një film të jetës sime, të cilin nuk e kisha shkruar, nuk e kisha prodhuar apo luajtur. Ishte tronditëse. Unë jam ende në shok”, shtoi ajo.

Kasti dhe ekuipazhi i “Joan” u bënë “njerëzit e mbështetjes time emocionale, familja ime”, tha Turner, duke shtuar se është ndjerë më mirë që atëherë pasi ajo është zhvendosur në vendlindjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar nga SHBA me fëmijët e saj.

Turner tha se rrethanat e saj janë përmirësuar aq sa ajo nuk merr më ilaçe për depresionin.

“Ka diçka rreth një komuniteti dhe një sistemi mbështetës që nuk e kam kuptuar kurrë se është kaq i rëndësishëm deri më tani. Dhe mendoj se arsyeja pse isha në mjekim për kaq shumë kohë është sepse nuk i kisha ata njerëz me vete”, tha Sophie.

“Tani që jam kthyer në shtëpi, në fakt jam më e lumturia që kam qenë në një kohë vërtet të gjatë. Po e filloj përsëri, duke rizbuluar atë që më pëlqen të bëj, me kë më pëlqen të jem”, ka përfunduar aktorja.