
Ylli i filmit italian, fituese e Oscars, Sophia Loren, është operuar pas një rënieje në shtëpinë e saj në Gjenevë, tha të hënën zëdhënësi i saj.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.
Operacioni i Loren-it, 89 vjeç, “shkoi mirë dhe tani ajo duhet të pushojë dhe gjithçka do të zgjidhet”, tha zëdhënësi për Reuters në një email.
Ai nuk dha detaje por tha se raportet e mediave italiane ishin të sakta.
Raportet thanë se ajo kishte një rënie aksidentale në shtëpinë e saj në Gjenevë të dielën dhe kishte pësuar një thyerje të ijës.
Loren ka fituar dy Oscar, të parën në vitin 1961 për portretizimin e saj tragjik të një nëne të kohës së luftës në klasiken neo-realiste të Vittorio De Sica “La Ciociara” (Dy Gra). I dyti ishte një çmim për karrierë në 1991.
Disa nga filmat e saj më të paharrueshëm dhe të suksesshëm u realizuan me bashkë-yllin italian Marcello Mastroianni, i cili vdiq në vitin 1996.
Ajo ka luajtur gjithashtu me Cary Grant, Marlon Brando, Frank Sinatra dhe Paul Newman, mes gjigantëve të tjerë të filmit të shekullit të 20-të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Thellimi i raporteve Kosovë-Kenia, në fokus të takimit Osmani-Ruto