
DualSense Edge ka dy butona të rinj në pjesën e pasme dhe dy butona funksioni në fund. Tastet LB dhe RB ofrojnë funksionalitet shtesë. Kontrolluesi ka kapakë të këmbyeshëm, dhe ka tre lloje – standarde, të larta dhe të ulëta.
Përdoruesi tani ka mundësinë të vendosë dhe modifikojë profilet me kontrolle të paracaktuara, si dhe të ketë qasje në veçori të tjera si vëllimi i lojës etj. Sony ka përmirësuar gjithashtu portën USB-C me një mekanizëm mbyllës.
Përtej kësaj, DualSense Edge është në thelb DualSense dhe përfshin të gjitha veçoritë ekzistuese të DualSense, të tilla si reagimet haptike.
Shpresojmë që kontrolluesi i ri i Sony nuk do të ketë problemet fillestare që kishte DualSense i rregullt. Ju kujtojmë se shumë përdorues të kontrollorit PS5 DualSense hasën në probleme gjatë përdorimit, të cilat shkaktuan lëvizje të pakontrolluara.
Get a first look at the DualSense Edge wireless controller: https://t.co/PJEVb216T2
Customizable controls, back buttons, changeable stick caps, on-controller interface and more pic.twitter.com/sAtVdrg6Us
— PlayStation (@PlayStation) August 23, 2022
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si iu dha fund digave në Parkun Kombëtar të Vjosës?
-
Çfarë simbolizon 22 marsi i 1992-it?
-
“Beogradi një gjë, Prishtina një tjetër – askush nga serbët në Kosovë s’e ka të qartë çfarë marrëveshje u arrit” – Intervistë me politologun serb nga Veriu Ognjen Gogiç
-
Kurti e kundërshton qëndrimin e BE-së të dhënë nga Lajçak: Vetëmenaxhimi dhe Asociacioni s’janë e njëjta gjë