Lajme

Sondazhi: Vlerësimi i Putin-it u rrit me 11% brenda një jave


Pjesa më e madhe e qytetarëve rusë mbështesin veprimet e fundit të presidentit të tyre Vladimir Putin.

Gjatë javës, rritja e vlerësimit të presidentit rus arriti në 11 pikë (deri në 71%).

Kjo është raportuar nga kompania prestigjoze ruse “Minchenko Consulting”.

Shifra lidhet me faktin se një sondazh i mëparshëm tregoi një nivel prej 65% të mbështetjes ruse për agresionin ushtarak të Putin-it në Ukrainë.

Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE do të vendosë sanksione të reja kundër Federatës Ruse për agresion ndaj Ukrainës.

Autoritetet ruse arrestuan gjithsej 5 mijë e 942 persona për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në të gjithë vendin.

Kjo, qëkurse Putin urdhëroi sulmin në Ukrainë. Lajmin e bënte të ditur faqja e pavarur e monitorimit “OVD-Info”.

Sipas të dhënave të fundit, 2 mijë e 802 persona u arrestuan për pjesëmarrje në demonstrata të paligjshme në 57 qytete në të gjithë vendin të dielën.

Vetëm në Moskë do të arrestoheshin 1 mijë e 275 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore