Pajisje

Sonantic, startup-i me audio flirtuese


Nën emrin Sonantic, startup-i ka bërë një përparim në zhvillimin e falsifikimit të audios, duke krijuar një zë që mund të shprehë edhe flirtim.

Sipas kompanisë, çelësi është inkorporimi i tingujve jo të të folurit në audio, duke trajnuar modelet e inteligjencës artificiale për të rikrijuar frymëmarrje të vogla që i japin fjalës autenticitet biologjik.

“Zgjodhëm dashurinë si një temë të përgjithshme”, ka thënë bashkë-themeluesi John Flynn.

“Por qëllimi i kërkimit ishte të shihnim nëse mund të modelonim emocione delikate. Emocionet më të mëdha janë pak më të lehta për t’u kapur”, ka treguar ai.

Shefja Zeena Qureshi e ka përshkruar software-in e kompanisë si “Photoshop për zërin”.

Ndërfaqja e tij i lejon përdoruesit të zgjedhin fjalimin që duan të sintetizojnë, të specifikojnë gjendjen shpirtërore dhe më pas të zgjedhin nga një grup zërash, shumica e të cilëve janë kopjuar nga aktorë të vërtetë njerëzorë.

Zgjedhjet përfshijnë zemërimin, frikën, trishtimin, lumturinë dhe gëzimin. Pa harruar flirtimin, ngushëllimin, ngacmimin dhe mburrjen.

Sakaq, ka edhe modalitete me anë të të cilave mund të rregullohet volumi i zërit, intensiteti dhe vokalizimet e vogla jo të të folurit si të qeshurat dhe frymëmarrjet.

“Mendoj se ky është ndryshimi kryesor, aftësia për të drejtuar dhe kontrolluar, redaktuar dhe skalitur një shfaqje”, ka theksuar Flynn.

“Klientët tanë janë kryesisht studiot e lojërave Triple-A, studiot e argëtimit dhe jemi duke u degëzuar në industri të tjera. Së fundmi kemi bërë një partneritet me Mercedes-in për të personalizuar asistentin e tij digjital në makinë”, ka treguar ai.

Marrë nga “The Verge”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore