Sport

Solskajer detyron Ronaldon të duartrokas tifozët e Manchester United


Manchester United dështoi përsëri për të fituar në duelin e së shtunës përballë Leicester City-t në stadiumin King Power.

Ishte ditë e keqe edhe për yllin portugez, Cristiano Ronaldon, i cili nuk arriti të rrezikojë portën pothuajse asnjëherë.

Kur ndeshja përfundoi, sulmuesi tha se u drejtua për në tunel, por u nxit të duartrokiste tifozët nga trajneri i tij Ole Gunnar Solskjaer.

36-vjeçari veproi njejtë në ndeshjen që përfundoi me rezultat 1-1 përballë Everton, dhe trajneri norvegjezi donte të ia bënte të qartë Ronaldo-s se respekti për tifozët është me shumë rëndësi, pavarësisht rezultatit.

Cristiano Ronaldo i cili u nis drejt tunelit pas humbjes 4-2 kundër Leicester,  Solskjaer e ndaloi dhe detyroi portugezin të duartrokas tifozët e Manchester United.

United tani ka një seri të ndërlikuar ndeshjet që do të kenë një ndikim masiv në sezon, e cila mund të rezultojë edhe me shkarkimin e Solskjaer.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore