Sport

Sociedad-i punon për të hequr klauzolën e riblerjes së Isak-ut nga BVB


Skuadra spanjolle e Real Sociedad-it po negocion me Borussia Dortmund-in për të hequr klauzolën e riblerjes, të përfshirë në kontratën e sulmuesit, Alexandr Isak.

Klauzola e riblerjes së Isak-ut nga BVB është rreth 30 milionë euro. Spanjollja “Mundo Deportivo” raporton se Sociedad-i ka qenë në kontakte me krerët e Dortmund-it mbi këtë çështje.

Po sipas kësaj media, raportohet se Dortmund-i nuk ka shfaqur interes për të anuluar klauzolën, por do hiqte dorë prej saj vetëm nëse spanjollët do të paguanin edhe 10 milionë euro të tjera shtesë.

Ndërkohë, propozimi i Sociedad-it ka qenë 3-4 milionë euro për prishjen e klauzolës në kontratën e Isak-ut.

Isak u bashkua me Sociedad-in në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë numëron 89 paraqitje, ku ka shenuar 33 gola.

Suedezi ka edhe tre vite kontratë me Sociedad-in, por spanjollët duan ta mbajnë me çdo kusht lojtarin dhe ta kenë në pronësi 100%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore