
Prokuroria sllovene njoftoi të hënën e 30 janarit hapjen e një hetimi kundër dy shtetasve të huaj, rusë të dyshuar për spiunazh në emër të vendit të tyre sipas mediave.
“Hetimet janë duke u zhvilluar kundër dy të dyshuarve që u arrestuan më 5 dhjetor”, tha prokurorja Katarina Bergant për agjencinë AFP, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.
Sipas të përditshmes lokale Delo, e cila zbuloi rastin, ata janë anëtarë të inteligjencës ushtarake ruse (GRU).
Për të mbuluar veprimet e tyre, spiunët kishin krijuar një kompani pronash të paluajtshme dhe antike, në ambiente modeste në qendër të kryeqytetit Lubjanë, me identitete të rreme.
Njëri prej tyre mban një pasaportë argjentinase.
Ashtu si shumë nga fqinjët e saj evropianë, Sllovenia, një vend i vogël alpin anëtar i NATO-s, dëboi 33 diplomatë rusë në prill pas zbulimit të masakrave që i atribuohen forcave ruse pranë Kievit.
E lindur nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, vendi është akoma i pamësuar me këtë lloj skandali spiunazhi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit italian, Napolitano
-
Abazoviç: Situata në Veri të Kosovës mund të kthehet në një konflikt në shkallë më të gjerë
-
Sulmi terrorist në Veri, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Vuçiç-it
-
Maqedonci: Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje