Lajme

Sllovakia thërret zyrtarin e ambasadës ruse për komentet parazgjedhore


Ministria e Jashtme e Sllovakisë tha se kishte thirrur një përfaqësues të ambasadës ruse për të protestuar ndaj deklaratave të bëra nga kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë SVR, Sergei Naryshkin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Diplomacia sllovake theksoi se komentet, për të cilat tha se ishin të rreme, erdhën në prag të zgjedhjeve parlamentare sllovake të shtunën, kur ishte vendosur një moratorium mbi informacionin që mund të përfitonte ose dëmtonte kandidatët.

“Departamenti i diplomacisë proteston fuqishëm kundër deklaratës së rreme të inteligjencës ruse, e cila vë në dyshim integritetin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Sllovaki”, tha ministria. “Ne e konsiderojmë një dezinformim të tillë të përhapur qëllimisht si ndërhyrje të papranueshme nga Federata Ruse në procesin zgjedhor”.

Autoritetet sllovake i bënë thirrje Rusisë që të ndërpresë të gjitha aktivitetet e dezinformimit që synojnë Sllovakinë.

Presidentja e Sllovakisë kërkoi të hënën liderin e partisë populiste të krahut të majtë Smer-SD, Robert Fico për të formuar një qeveri të re në vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Detyra e kreut të shtetit është të respektojë rezultatin e zgjedhjeve demokratike dhe në të njëjtën kohë të sigurojë funksionimin e duhur të organeve tona kushtetuese”, tha Zuzana Caputova para ceremonisë në Bratislavë.

Zgjedhjet në Sllovaki, ja sesi fitorja e Ficos ndryshon balancën në Evropë mes krizës Kosovë-Serbi dhe votimit në Poloni

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore