Koalicioni qeverisës në Sllovaki është trazuar për shkak të vendimit për të blerë vaksinën ruse kundër Covid-19, Sputnik V.
Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, i cili blen dozat e vaksinës ruse. Marrëveshja mbi përftimin e tyre është zhvilluar në formë sekrete nga kryeministri Igor Matovic.
Sputnik V nuk është certifikuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Kjo e fundit ka filluar testimet ndaj vaksinës ruse të enjten e 4 marsit.
Partia për Liri dhe Solidaritet (SAS), pjesë e qeverisë, lëshoi një deklaratë për shtyp për Euronews, ku theksohej fakti se “do të pranonin blerjen e vaksinës vetëm nëse ajo do të ishte e regjistruar nga EMA, ose nëse do të ishte vlerësuar nga Instituti Kombëtar i Barnave në Sllovaki”.
“Ashtu siç tha ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Korčok, Sputnik V nuk ishte thjesht një vaksinë, por një mjet lufte hibride”, shtoi një zëdhënës shtypi i SAS-it.
Kjo nuk është hera e parë që liberalët krijojnë përplasje brenda qeverisë në Sllovaki. Kreu i partisë, Richard Sulik, ka pasur shpesh përplasje për menaxhimin e pandemisë.
“Duhet të flasim për përgjegjësitë dhe gjendjen e përballimit të pandemisë”, nënvizon zëdhënësi i SAS-it. “Nuk mund të vazhdohet kështu. Duhet të ndryshojmë kulturën e udhëheqjes”.
Liberalët kanë kërkuar një ristrukturim sa më të shpejtë të qeverisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?